Bota

“Biden, Presidenti më katastrofik”/ Zbardhet fjalimi që Trump pritet të mbajë: Do të flasim për të ardhmen e vendit t

28 Shkurt 2021, 19:09 Nga DOSJA
“Biden, Presidenti më katastrofik”/ Zbardhet fjalimi që

SHBA- Ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të mbajë një fjalim ditën e sotme për të folur për gjërat që kanë ndodhur. Reuters ka mundur që të sigurojë një pjesë të fjalimit të Turmp, ku pritet që të thotë se do të flasë për të ardhmen e vendit, për sulmin në Capitol Hill si dhe qeverisjen e Biden.

Unë qëndroj para jush sot për të deklaruar se udhëtimi i pabesueshëm që kemi filluar së bashku katër vjet më parë është shumë larg nga e mbara. Ne jemi mbledhur këtë pasdite për të folur për të ardhmen, të ardhmen e lëvizjes sonë, të ardhmen e partisë tonë dhe të ardhmen e vendit tonë të dashur. Partia Republikane është e bashkuar. Ndarja e vetme është midis një grushti politik që u krijua në Washington. Të gjithë e dinim që administrata e Biden do të ishte e keqe – por askush prej nesh nuk e imagjinonte se sa keq do të ishin dhe sa larg do të shkonin. Joe Biden ka pasur muajin e parë më katastrofik të çdo presidenti në historinë moderne,” pritet të thojë Trump.

Sot pritet që të jetë fjalimi i parë i Trump që nga tranzicioni i pushtetit nga Partia Republikane në atë Demokratike.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump fjalimi i trump donald trump fjalimi i trump

Sondazh

Poll