Bota

Përpiqen të kalojnë në Evropë, kapen 100 emigrantë në Libi, 20 të tjerë raportohen të zhdukur

28 Shkurt 2021, 19:42 Nga DOSJA
Përpiqen të kalojnë në Evropë, kapen 100 emigrantë

LIBI- 100 emigrantë janë kapur ditën e sotme në brigjet perëndimore të Libisë. Timesofmalta shkruan se rreth 20 emigranrtë janë raportuar të zhdukur dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar.

Emigrantët u pikasën nga rojet bregdetare të Libisë, teksa po përpiqeshin të kalonin në një det të rrezikshëm dhe për pak u mbytën. Pas shpëtimit ata u çuan të kryeqytetin e Libanit, Tripoli ku u dorëzuan te një ekip i Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit (IOM).

Shumica e emigrantëve ishin nga Kameruni, Sudani dhe Mali. Ndërkohë që të mbijetuarit u tansportuan në spital për kontroll mjekësor dhe në ta përfshiheshin 6 gra dhe 2 fëmijë.

“Tragjedia shtesë është se në shumicën e rasteve, ka shumë pak kërkime për të rimarrë trupat e atyre që mbyten. Pamja e trupave që lahen në breg më vonë është bërë shumë e njohur,” tha zëdhënësi i IOM në Gjenevë, Safa Msehli.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emigrantë safa msehli emigrantë safa msehli

Sondazh

Poll