Bota

Fillon dëmini për Navalny, kritiku i Kremlinit transferohet në një burg jashtë Moskës

28 Shkurt 2021, 19:55 Nga DOSJA
Fillon dëmini për Navalny, kritiku i Kremlinit transferohet në

RUSI- Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny është transferuar nga një koloni ditëjn e sotme jashtë Moskës për të vuajtur dënimin e tij me burg. Reuters shkruan se vendodhja e burgut që Navalny do të vuajë dënimin e tij është e panjohur, por mësohet se ai është transferuar në një nga burgjet më famëkeq të Moskës.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS ka specifikuar se Navalny do të vuajë dënimin e tij në burgun numër 2 në qytetin Pokrov, rreth 100 km në lindje të Moskës. Ndërkohë që fotografitë e kapura tregojnë ndërtesa gri metalike, një gardh gri dhe tela me gjemba brenda burgut, si dhe kupola ari të një kishe.

“Shkurtimisht, është një koloni e keqe. Nëse ka nevojë për të parandaluar Navalny të komunikojë me të tjerët, askush nuk do të flasë me të. Nëse diçka ndodh, ai nuk do të ishte në gjendje të kërkonte ndihmë derisa të vinte avokati i tij,” tha aktivisti i të drejtave të njeriut, Ruslan Vakhapov.

44-vjeçari anti-korrupsion akuzohet për shkeljen e kushteve të provës për një dënim të pastrimit të parave të vitit 2014 që ai thotë se ishte një trillim i motivuar politikisht. Shërbimet penitenciare i kërkuan Gjykatës së Rrethit Simonovsky të azhornojë dënimin e tij me kusht prej tre vjet e gjysmë në një dënim me burg.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalny denimi i navalny ruslan vakhapov alexei navalny denimi i navalny ruslan vakhapov

Sondazh

Poll