Bota

Droga vinte nga Shqipëria, arrestohen dy persona në kufirin e Vërmicës, kapen me 7 kilogramë lëndë narkotike

28 Shkurt 2021, 19:55 Nga DOSJA
Droga vinte nga Shqipëria, arrestohen dy persona në kufirin e

KOSOVË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Kosovës, pasi këto të fundit janë kapur me 7 kilogram drogë, teksa po bënin përpjekje për të kaluar kufirin e Vermicës.

Lajmin, e kanë bërë të ditur autoritetet e Kosovës bëjnë me dije se dy udhëtarët sapo kishin kaluar pikën kufitare të Vermicës kur u ndaluan nga autoritetet. Bëhet me dije, se këto të fundit,  kishin informacion për targat e makinës tip “Renault Clio” e kuqe.

Gjatë kontrollit, në makinë janë zbuluar të fshehura plot 16 pako me një peshë prej 7 kilogram kanabis sativa.

“Gjatë kontrollit të përbashkët nga oficerët doganorë dhe policorë në pjesët anësore te ulëset e pasme të automjetit është hasur një sasi e dyshuar e substancës narkotike e mbështjellur me qese najloni,(sipas matjeve fillestare rreth 7 kilogram). Njësiti i antidrogës së Policisë së Kosovës në Prizren është informuar për tu marr me procedurat e metejme lidhur me rastin, përfshirë matjet e sakta-peshën dhe detaje tjera. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe të gjitha veprimet e mëtutjeshme ligjore do të ndermerren në bashkërëndim me autoritetet kompetente të drejtësisë”, bëjnë me dije autoritet në Kosovë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrestohen dy persona ne kufirin e vermices arrestohen dy persona ne kufirin e vermices

Sondazh

Poll