Bota

Gjermania pritet të përdorë vaksinën e AstraZenecës mbi të rinjtë, kryeministri i Baden-Wuerttemberg: Nuk mund ta lëm as

28 Shkurt 2021, 18:52 Nga DOSJA
Gjermania pritet të përdorë vaksinën e AstraZenecës mbi

GJERMANI- Gjermania do të përdorë vaksinën e AstraZenecës dhe Universitetit të Oksfordit tek të rinjtë. Reuters shkruan se kjo do të ndodh për shkak se vaksina nuk është e rekomanduar të përdoret te personat mbi 65 vjeç, ndërsa tek të rinjtë nuk ka asnjë gjë shqetësuese që të mos përdoret.

Gjermania deri tani ka përdorur vetëm 15% të vaksinave të AstraZenecës, ndërkohë që të tjerët pritet tu jepen personave nga 18 vjeç deri në 64 vjeç.  Në lidhje me këtë gjë kanë folur edhe kryeministrat e Baden-Wuerttemberg, Bavarisë dhe Saksonisë thanë nëse kjo gjë do të lejohet skema e përparësisë do të rishikohet.

“Ne nuk mund të lejojmë që vaksina të qëndrojë ulur dhe të mos përdoret, sepse disa nga ata që kanë të drejtë e refuzojnë atë”, tha kryeministri i Baden-Wuerttemberg Winfried Kretschmann.

Fillimisht pretendimet se vaksina e AstraZenecës nuk është e sigurtë dhe efektive për personat mbi 65 vjeç ishte Gjermania.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina e astrazeneca winfried kretschmann vaksina e astrazeneca winfried kretschmann

Sondazh

Poll