Sport

Gasp i kënaqur: “Të mitë kanë pilot-automatik, ata fitojnë edhe pa mua…”

28 Shkurt 2021, 16:14 Nga DOSJA
Gasp i kënaqur: “Të mitë kanë pilot-automatik, ata

ITALI – Në tribuna duke vuajtur skualifikin, Xhampiero Gasperini nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për fitoren me Sampdoria: “Të gjithë vuajnë kundër ekipeve që nuk ju lejojnë hapësira ​​dhe ne nuk bëjmë përjashtim. Ne shpesh kemi luftuar në raste si sot. Mungesa në stol është e vështirë, sepse gjithmonë duam që porositë tona të mbërrijnë menjëherë te skuadra, por tani jemi një grup i provuar, lojtarët janë me pilot automatik dhe mund të bëjnë pa mua,”– ka deklaruar trajneri bergamask pas ndeshjes.

Trajneri i zikaltërve, në fund ka folur edhe për një nga armët e Atalantës, forcën e dy lojtarëve anësorë: “Të dy dinë ta tregojnë veten në të dy fazat. Gosens ka lehtësi të madhe për ta gjetur golin, në sajë të një teknike të shkëlqyeshme. Maehle, gjithashtu ia arriti ta gjente golin, por ata e anuluan. Ai po dëshmon se ka personalitet ”,- përfundoi Gasperini.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta gasterini seria a trajneri bergamask xhampiero gasperini atalanta gasterini seria a trajneri bergamask xhampiero gasperini

Sondazh

Poll