Sport

VIDEO/ Armando Broja ka gjetur “parajsën” në Holandë, sulmuesi shënon golin e 9 në Eredivise

28 Shkurt 2021, 09:58 Nga DOSJA
VIDEO/ Armando Broja ka gjetur “parajsën” në Holandë,

HOLANDË-Armando Broja është shndërruar në titullar të padiskutueshëm te Vitesse. Ky është sezoni i tij i parë në Eredivise dhe deri më tani, sulmuesi ka treguar të gjithë potencialin e tij.Sulmuesi është i huazuar nga skuadra e Chelsea-t.

Edhe në ndeshjen e fundit përballë Venlo-s, fituar me shifrat 4-1, Broja dhuroi asistin në golin e parë dhe shënoi golin e fundit, për të hapur dhe mbyllur spektaklin njëkohësisht.Ky ishte goli i 9 për Armando Brojën në kampionat, ndërsa sirenat bien për Chelsean.

Në fakt këtë qëllim kishte edhe futbollisti shqiptar që pret thirrjen në ekipin që i zotëron kartonin, por këtë herë për të qenë pjesë e palëvizshme për ekipin e parë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport broja vitesse broja vitesse

Sondazh

Poll

Sport 27 Shkurt 2021, 20:27

Nuk ndalet Lajpcig, bën mrekullinë ndaj Borusias

GJERMANI – Një nga përballjet më të forta të kësaj jave të 23-të të Bundesligës mes Lajpcig-M’Gladbah, përfundoi me shifrat 3-2. Ekipi udhëtues e nisi në ...

Sport 27 Shkurt 2021, 20:18

Pandemia ndryshon planin e kombëtares kuqezi

TIRANE – Ndeshja e kthimit mes Shqipërisë dhe Danimarkës, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të Futsalit 2022, Grupi 1, do të luhet në Tiranë më...