Sport

Shoqatat arabe letër Hamiltonit: “Bojkoto Grand Prix të Arabisë Saudite!”

28 Shkurt 2021, 10:59 Nga DOSJA
Shoqatat arabe letër Hamiltonit: “Bojkoto Grand Prix të

ARABIA SAUDITE – Më shumë se 45 shoqata arabe në mbrojtje të të drejtave të njeriut, i kanë kërkuar Luis Hamiltonit të bojkotojë GP në Formula 1, të planifikuara për t’u zhvilluar më 3-5 dhjetor në Arabinë Saudite, e para në këtë vend dhe e parafundit në kalendarin e Botërorit F1 për vitin 2021.

Në letrën e tyre, shoqatat arabe, përmendin luftën në Jemen, ndalimi i disa aktivistëve lokalë dhe vrasjen e gazetarit Xhamal Khashogi, duke i kërkuar kampionit britanik të “reflektojë” mbi pjesëmarrjen e tij, ose të paktën ta përdorë Grand Prix, “si një vitrinë shumë e rëndësishme, për të bërë një deklaratë mbi të drejtat e njeriut”.

Në letrën drejtuar pilotit të Mercedesit, mbështetës i lëvizjes “Black Lives Matter” lexohet: “Ju keni treguar guxim të pamasë në luftën tuaj. Nëse piloti më i mirë i F1 refuzon të garojë në Arabinë Saudite, do të flitet shumë dhe kjo mund të jetë një ndihmë e madhe për të bindur vendin tone, që më në fund të ndryshojë konceptimin e tij për të drejtat e njeriut. Mungesa juaj në këto gara do të jepte mesazhin, se bota nuk është e verbër ndaj krimeve të luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arabia saudite formula 1 grand prix luis hamilton arabia saudite formula 1 grand prix luis hamilton

Sondazh

Poll