Sport

“Bie” Ballkani i Shkëmbit, kampionët e Drita ngjiten në krye

28 Shkurt 2021, 15:36 Nga DOSJA
“Bie” Ballkani i Shkëmbit, kampionët e Drita ngjiten

KOSOVE – Java e 22-të në Ipko Superligën e Kosovës ka sjellë ndryshime në kreun tabelës së renditjes së kampionatit. Skuadra e Ballkanit, që drejtohet nga trajneri korçar Bledi Shkëmbi, humbi 1-0 në transfertë ndaj Llapit të Tahir Batatinës.

45 minutat e para u mbyllën pa gola dhe me një lojë të vakët. Fragmenti i dytë ishte më interesante dhe me një nivel më të lartë. Llapi a arriti të shënonte golin e fitores me anë të Sadriut (69’), ndërkohë që të dyja skuadrat mbetëm me nga 10 lojtaër në fushë, pasi Çoriç dhe Zeka u ndëshkuar me karton të kuq.

Sakaq, skuadra kampione në fuqi e Dritës arriti një fitore të thjeshtë në shtëpi ndaj Besës, që mbyll tabelën e renditjes. Xhevdet Shabani (5’,15’) realizoi një dopiedë, ndërsa Bujar Shabani (67’) fiksoi fitoren 3-1 të skuadrës nga Gjilani. Më herët, Hajdini (65’) kishte shënuar për Besën.

Pas javës së 22-të të Ipko Superligës së Kosovës, skuadra e Dritës, ka përfituar nga hapi fals i Ballkanit dhe është ngjitur në krye të renditjes me 47 pikë, ndërkohë që skuadra nga Suhareka e Bledi Shkëmbit, aktualisht ka dy pikë më pak.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ballkani i shkembit drita e gjilanit ipko superliga e kosoves java e 22 ballkani i shkembit drita e gjilanit ipko superliga e kosoves java e 22

Sondazh

Poll