Sport

Egbo, kampioni i vetëm nigerian në Europë, shpallet trajneri i vitit

28 Shkurt 2021, 09:58 Nga DOSJA
Egbo, kampioni i vetëm nigerian në Europë, shpallet trajneri i

AFRIKE – Ish-trajneri i bardhebluve Emamuel Egbo, është trajneri i vetëm afrikan, i cili ka fituar një titull kampioni në Europë.

Nigeriani 47-vjeçar, i cili drejtoi skuadrën e Tiranës, bëri të mundur që pas një dekade, bardheblutë e kryeqytetit të fitojnë trofeun e kampionit të Shqipërisë, në vitin jubilar të 100-vjetorit të krijimit të këtij klubi.

Ka mjaftuar kjo arritje, që nigeriani Emanuel Egbo, i cili jeton prej mëse 17 vitesh në Shqipëri, të përzgjidhet si trajneri më i mirë afrikan i vitit 2020. Ish-portieri i bardhebluve, në rolin e një trajneri, është vetmi teknik nga Afrika, që ka arritur të fitojë një titull kampioni në një vend europian.

Egbo, që nga 12 nëntori të vitit të kaluar, nuk është më trajner i skuadrës së Tiranës. Ai u shkarkua nga detyra pas eliminimit të kampionëve në fuqi nga Kupa e Shqipërisë prej skuadrës së Korabit të Peshkopisë, që luan në Kategorinë e Parë.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport emanuel egbo ish- trajneri i tiranes trajneri nigerian emanuel egbo ish- trajneri i tiranes trajneri nigerian

Sondazh

Poll

Sport 27 Shkurt 2021, 20:27

Nuk ndalet Lajpcig, bën mrekullinë ndaj Borusias

GJERMANI – Një nga përballjet më të forta të kësaj jave të 23-të të Bundesligës mes Lajpcig-M’Gladbah, përfundoi me shifrat 3-2. Ekipi udhëtues e nisi në ...