Sport

ZYRTARE/ Suning e mbyll me futbollin në Kinë: lamtumirë Jiangsu. Inter “dridhet”

28 Shkurt 2021, 10:10 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Suning e mbyll me futbollin në Kinë: lamtumirë Jiangsu.

KINË-Një njoftim për shtyp për t’i dhënë lamtumirën futbollit në Kinë. Kompania Suning trondit Interin dhe projektin zikaltër. Në fakt, Jiangsu, i cili kishte fituar titullin sezonin e kaluar, nuk do të menaxhohet më nga grupi i drejtuar nga Zhang Jindong.

“Për shkak të mbivendosjes së elementeve të ndryshëm të pakontrollueshëm, Klubi i Futbollit Jiangsu nuk mund të garantojë në mënyrë efektive vazhdimin e aktivitetit: tani e tutje, Klubi i Futbollit Jiangsu do të ndalet. Aktiviteti i cdo skuadre do të ndalet dhe, në të njëjtën kohë, presim që çështjet që lidhen me zhvillimin pasues të vazhdojnë në një shkallë më të gjerë”, thuhet në një deklaratë të botuar në Ëeibo.

Në deklaratë, Suning gjithashtu thekson se “në gjashtë muajt e kaluar, klubi ka bërë gjithçka për të siguruar trashëgiminë, pa lënë pas dore asnjë mundësi. Në të njëjtën kohë, ne presim që çështjet në lidhje me zhvillimin e ardhshëm të vazhdojnë në një shkallë më të gjerë, mbase me kompani të reja që duan të marrin përsipër “.

“Në këto 5 vjet, ne kemi punuar shumë fort, duke ndarë gëzime dhe momente të vështira. Nuk ka keqardhje: ky është futbolli. Kjo është jeta”, përfundon pronari i Jangsu në deklaratë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter suning inter suning

Sondazh

Poll

Sport 27 Shkurt 2021, 20:27

Nuk ndalet Lajpcig, bën mrekullinë ndaj Borusias

GJERMANI – Një nga përballjet më të forta të kësaj jave të 23-të të Bundesligës mes Lajpcig-M’Gladbah, përfundoi me shifrat 3-2. Ekipi udhëtues e nisi në ...