Sport

Humbi çdo duel me Lukakun, gaboi në ndeshjen me Crvena Zvezdën, Stefano Pioli i ul gradën Romagnolit

28 Shkurt 2021, 13:19 Nga DOSJA
Humbi çdo duel me Lukakun, gaboi në ndeshjen me Crvena Zvezdën,

ITALI-Në Serie A kryendeshja e javës do të luhet në mbrëmje në orën 20:45 dhe do të jetë ajo e Olimpicos me Romës dhe Milanit. Kuqezinjtë të cilët vinë në këtë duel pas dy humbjesh radhazi në kampionat, do të kërkojnë të reagojnë pikërisht përballë kryeqytetasve të Fonsecas që kanë aktualisht vetëm 5 pikë më pak se Milani dhe synojnë një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Në kuadër të ndeshjes, dy trajnerët e ekipeve i kanë idetë e qarta dhe te Milan duket se Pioli do të veprojë me dorë të hekurt. Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, numri një i stolit të kuqezinjve do të ulë në stol kapitenin Alessio Romagnoli.

Prej kohësh qendërmbrojtësi nuk ka shfaqur një formë të mirë, gjë që kulmoi në derbi, ku Lukaku fitoi thuajse çdo duel. Kështu, Pioli duket se ka vendosur ta ulë në stol dhe t’i besojë Fikayo Tomorit, që në mesjavë ndaj Crvena Zvezdas ishte një ndër më të mirët në fushë. Përkrah anglezit do të luajë Simon Kjaer.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan romagnoli stefano pioli milan romagnoli stefano pioli

Sondazh

Poll