Sport

Largimi i Jurgen Klopp duket i pashmangshëm, Liverpool po bën gati rikthimin e madh, ja kush është pasuesi i gjermanit

28 Shkurt 2021, 10:59 Nga DOSJA
Largimi i Jurgen Klopp duket i pashmangshëm, Liverpool po bën gati

ANGLI-Rezultatet mungojnë te Liverpool. Ky sezon ka qenë tepër i vështirë për klubin dhe trajnerin Jurgen Klopp që tashmë ka hequr dorë nga titulli kampion dhe objektivi i vetëm është të arrijë 4 vendet e para. Mediat angleze raportojnë se numri një i stolit do të largohet në fund të sezonit pas 6 vitesh në krye. Oferta që po tundon gjermanin është drejtimi i përfaqësueses gjermane.

Ndërsa në ishull janë të sigurt që Liverpool do të marrë si trajner Steven Gerrard. Ish-kapiteni dhe ikona e “The Reds” po bën një punë fantastike si trajner i Rangers dhe duket se është alternativa ideale për të pasuar Klopp.

Gerrard e ka kthyer Rangersin në majë të Skocisë, teksa këtë sezon pritet të shpallet kampion, por edhe në Europa League po bën mjaft mirë, ku është kualifikuar për në fazën e 1/8-ave. Në rast se në fund të sezonit Gerrard rikthehet në “Anfield” do të ishte vërtet diçka speciale.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport angli jurgen klopp liverpool angli jurgen klopp liverpool

Sondazh

Poll

Sport 27 Shkurt 2021, 20:27

Nuk ndalet Lajpcig, bën mrekullinë ndaj Borusias

GJERMANI – Një nga përballjet më të forta të kësaj jave të 23-të të Bundesligës mes Lajpcig-M’Gladbah, përfundoi me shifrat 3-2. Ekipi udhëtues e nisi në ...