Aktualitet

Sali Berisha: Shqipëria vendi me më shumë vdekje e infeksione në botë për 1 milion banorë

27 Shkurt 2021, 21:17 Nga DOSJA
Sali Berisha: Shqipëria vendi me më shumë vdekje e infeksione

TIRANË-Iish-kryeministri Sali Berisha u shpreh e situata me covidin është e paralajmëruar dhe shtoi se ne kemi numrin më të lartë të vdekjeve e infeksioneve për 1 milionë banorë.

Berisha: Gjithçka që po ndodh është kronikë e një drame të paralajmëruar. Dy javë më parë kam shkruar dy shënime që ne po kryesojmë botën për infeksione në ditë. Sot mediat publikuan raportin e universitetit Hopkins se ne jemi të parët në botë për numrin e të infektuarve në botë për 1 milionë banorë.

Kjo e shoqëruar me vdekjet më të larta në botë për 1 milionë banorë, vjen nga keqmenaxhimi i pandemisë. Nuk them se nuk do të kishim vdekje të shumta dhe raste infeksione, por e them me përgjegjësi se vendi ynë, me një menaxhim të përgjegjshëm nuk do ngjitej kurrë në krye të listës botërore për vdekje e për infeksione.

Marrë nga Ora News.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll