Aktualitet

Çfarë ndodhi? Operacioni i RENEA-s në Laç, policia mori në komisariat edhe Ervis Martinajt dhe shokun e tij, blutë mbajtë

27 Shkurt 2021, 20:13 Nga DOSJA
Çfarë ndodhi? Operacioni i RENEA-s në Laç, policia mori

FIER– 25 ditë pas vrasjes së Shkëlzen Kastratit në Fier, forcat RENEA  ‘zbarkuan’ dy ditë më parë në qytetin e Laçit për të zbuluar autorët e vrasjes.

Ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije se në mesin e 7-të të shoqëruarve  ishte dhe pronari i kompleksit ‘Arbëria’ Ervis Martinaj dhe miku i tij Erigers Mihasi, i akuzuar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Ndërsa u arrestua Cen Karriçi, të cilit iu gjet edhe një armë zjarri tip pistoletë.

Policia nuk ka dhënë informacione në lidhje me personat e shoqëruar, ndërkohë që nuk ka dhënë detaje nëse i ka marrë në pyetje të shoqëruarit dhe çfarë kanë dëshmuar këto të fundit. 

Forcat RENEA kanë ‘zbarkuar’ më 25 shkurt  në qytetin e Laçit. Njëzet e pesë ditë pas vrasjes së Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur në Fier, në fillim të këtij muaji. RENEA ka ushtruar kontrolle në disa banesa e biznese në Laç, ku dyshon se fshihen katër të shpallurit në kërkim, konkretisht, Elson Xheçuka, vëllai i ‘famëkeqit’ Hektor Xheçuka dhe tre bashkëpunëtorët të tij, Albert Zaja, 37 vjeç, Elmir Tufa, 29 vjeç dhe Silvio Cara. Kërkimet eu fokusuan në kompleksin “Arbëria” në pronësi të Ervis Martinaj. Sipas burimeve për mediat, në këtë kompleks janë gjetur sende të paligjshme, ndërsa policia ka shoqëruar 7 persona dhe ka arrestuar një tjetër.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervisa martinaj vritet shkelzen kastrati ervisa martinaj vritet shkelzen kastrati

Sondazh

Poll