Aktualitet

Shtohen rastet e infeksioneve me COVID në Elbasan, REVOLTOHEN qytetarët: Të mbyllen lokalet se po marrin në qafë këtë pop

27 Shkurt 2021, 15:07 Nga DOSJA
Shtohen rastet e infeksioneve me COVID në Elbasan, REVOLTOHEN

ELBASAN- Teksa numri i infeksioneve me Covid-19 po rritet, qyetarët në Elbasan janë shprehur të shqetësuar. Qytetarët të cilët i shqetëson ky fakt shprehen se në shumicën e rasteve banorët nuk mbajnë maskë, ndërsa lokalet dhe baret janë plot.

Të pyetur nga ReportTv ata shpehen se lokalet janë vatra kryesore e përhapjes së infeksionit ndërkohë që kërkojnë mbylljen e tyre.

“Duhet të mbyllen klubet sa më parë, se po e marrin në qafë këtë popull”, shprehet një qytetar.

“Më bëjnë përshtypje lokalet plot, për shumë arsye se dendësia krijon amulli, shkëmbime të ajrit që del prej secilit prej nesh”, thotë një qytetar tjetër nga Elbasani.

Ndërkohë, mjekja epidemiologe Evisa Mici thotë se një nga faktorët që ka ndikuar në rritjen e rastve është neglizhenca dhe mungesa e ndërgjegjësimit nga qytetarët në respektimin e masave.  Ndër të tjera ajo thotë se ajo që ka ndikuar pozitivisht është rritja e numrit të testeve të kontrollit që arrijnë në 200 në ditë.

Numri i rasteve pozitiv është rritur ndjeshëm muajt e fundit, por kjo ka ardhur nga mosrespektimi i masave anti-COVID, të distancimit social nga ana e qytetarëve. Numri i testeve të shpejta tashmë është rritur dhe kjo ka sjellë një ndihmesë shumë të madhe në kapjen e rasteve pozitive. Ka arritur në 200 teste në ditë, por duke i ndarë teste të shpejta dhe teste PCR” .’– tha mjekja epidemiologe Evisa Mici.

Në Elbasan që prej fillimit të pandemisë deri më tani janë infektuar 887 persona dhe kanë humbur jetën 176 të tjerë. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne elbasan koronavirusi ne elbasan

Sondazh

Poll