Aktualitet

Aksidenti në Vorë, humb jetën 80-vjeçari, plagosen rëndë një tjetër 

27 Shkurt 2021, 14:33 Nga DOSJA
Aksidenti në Vorë, humb jetën 80-vjeçari, plagosen

TIRANË- Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pak më parë në fshatin Gjokaj, Vorë. 

Policia bën me dije se personi me iniciale H.S ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe më pas është përplasur trafikndarësen. Si pasojë i aksidentit ka ndërruar jetën 80-vjeçari S. S.që ndodhej brenda makinës, ndërkohë që dëmtime të rënda ka marrë drejtuesi i mjetit. Ky i fundit ndodhet në spital ndërkohë që policia po merret me hetimin e ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Në fshatin Gjokaj, Vorë, shtetasi H. S., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen. Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi H. S, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjeri në mjet shtetasi S. S., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vore humb jetën 80-vjeçari aksident ne vore humb jetën 80-vjeçari

Sondazh

Poll