Aktualitet

Mjekja Cenko: Tek ata që kanë kaluar Covid të aplikohet një dozë vaksine

27 Shkurt 2021, 17:40 Nga DOSJA
Mjekja Cenko: Tek ata që kanë kaluar Covid të aplikohet një

SHQIPËRI- Shumë ekspertë dhe studiues në mbarë botën rekomandojnë që personat të cilët e kanë kaluar koronavirusin të marrin vetëm një dozë të vaksinës për të forcuar imunitetin.

Në një prononcim për TV Klan, epidemiologia shqiptare në Amerikë, Erta Cenko thotë se kjo masë do të ndihmonte në një përdorim sa më të gjerë të vaksinës dhe do të siguronte një imunitet më të lartë. Kjo do ishte frytëdhënëse edhe për faktin sepse aktualisht shumë vende po vuajnë mungesën e dozave të vaksinës.

“Shumë studime tregojnë se një dozë e vetme e Pfizer dhe Moderna mund të garantojnë mbrojtje afërsisht 68 %. Një studim i fundit ka treguar që për këta persona një dozë është e mjaftueshme. Në një situatë ku ndodhemi që dozat janë të pamjaftueshme, është mirë që të sigurohet mbrojtje më e vogël dhe të vaksinohen më shumë persona”.

Ndërsa është pyetur në lidhje me variantet e reja të zbuluara në New York dhe Kaliforni, sipas të dhënave të fundit rezulton se ato kanë pothuajse të njëjtat shenja si variantet braziliane dhe afrikan.

“Ky variant është gjetur në 25 % të rasteve në New York, ky variant ka degëzime që ngjasojnë me atë të Afrikës së Jugut dhe Brazilit. Përhapen më shpejt se variantet e tjera”.

Ekziston frika se variantet e reja mund të jenë imune ndaj vaksinave, por deri më tani ka rezultuar se vaksinat e Pfizer dhe Moderna kanë dhënë rezultat dhe mbrojtje ndaj koronavirusit.

Marrë nga TV Klan.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erta cenko koronavirusi në shqiëri vaksinat anti-covid erta cenko koronavirusi në shqiëri vaksinat anti-covid

Sondazh

Poll