Aktualitet

Dhunoi me grushta dhe shkelma gruan përpara spitalit, shpallet në kërkim 55 vjeçari nga Fieri

27 Shkurt 2021, 18:18 Nga DOSJA
Dhunoi me grushta dhe shkelma gruan përpara spitalit, shpallet në

FIER– 55-vjeçari që ka dhunuar ditën e sotme me shkelma dhe grushta gruan e tij para spitalit të Fierit është shpallur në kërkim. 

Policia bën me dije burri me iniciale F. O banues në Fier, nuk  është gjetur në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia. Ndërkohë blutë bëjnë me dije se ai ka dhunuar gruan e tij për motive të dobëta. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Duke marrë shkas nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ku një shtetas shfaqet duke dhunuar një shtetase, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier u vunë në lëvizje për identifikimin dhe shoqërimin e personit. Pas verifikimeve të kryera, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e kësaj ngjarje, shtetasin F. O., 55 vjeç, banues në Fier, pasi nuk është gjetur në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia. Ky shtetas, në datë 26.02.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Çamëria”, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 45-vjeçareje. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme ku burri ka gjuajtur me shkelma dhe grushte gruan para spitalit të Fierit, ndërkohë që të pranishëm kanë qenë edhe qytetarët.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burri rreh gruan ne spitalin e fierit burri rreh gruan ne spitalin e fierit

Sondazh

Poll