Aktualitet

E rëndë! Aksident në Sukth, përplasen dy makina, plagosen 4 persona, shoferi në gjendje të rëndë

27 Shkurt 2021, 18:40 Nga DOSJA
E rëndë! Aksident në Sukth, përplasen dy makina, plagosen 4

DURRËS– Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Sukth, Durrës, ku për pasojë 4 persona kanë mbetur të lënduar.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një mjet tip “Renault” është përplasur me një mjet tip “Benz”.

Si pasojë 4 persona janë plagosur dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit ndërkohë mësohet se shoferi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

NJOFTIMI

“Më datë 27.02.2021, në orën 19:15, në Sukth, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.B., rreth 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i mjetit tip “Renault”,  shtetasi F. O., dhe pasagjerët në mjet shtetasit E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës aksident në durrës

Sondazh

Poll