Aktualitet

Flasin mjekët e vajzës me Covid që lindi në intubim: Foshnja nuk është infektuar, ka ende probleme respiratore, operacioni

27 Shkurt 2021, 17:14 Nga DOSJA
Flasin mjekët e vajzës me Covid që lindi në intubim: Foshnja

TIRANË- Redi Hoxhllari është mjeku obsetër-gjinekolog, i cili ka asistuar në lindjen e fëmijës së 22-vjeçares, e cila ndodhet e intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Për ABC, ai tregon vështirësitë me të cilat është përballur gjatë operacionit. Lindja ka qenë e parakohshme, teksa vajza ishte me frymëmarrje të drejtuar.

“Pacientja ka qenë gjatë gjithë kohës e konsultuar, dhe në momentin që u dha një ok dhe nga ana e neonatëve, për mbijetesën e bebit, vendosëm që të ndërpresim shtatëzaninë. U bë me lindje cezariane. U krye në kushte optimale sa i përket sallës. Pacientja ka qenë e intubuar. Jemi munduar që të ndërhyjmë në një kohë sa më të shkurtër.”

“Aktualisht, bebi është rreth njëjavësh. Ka lindur në javën e 33-të të shtatzanisë. Është i stabilizuar. Është negativ, nuk është me Covid. Aktualisht është në inkubator..flasim për një gjendje stabël.”

Nëna e re nga Korça, ndodhet ende e intubuar në spital. Po bëhen gati dy javë që ajo është nën kujdes intensiv. Mjekja reanimatore,  Alma Cani, thotë se vajza nuk kishte sëmundje bashkëshoqeruese, por infektimi me Covid gjatë kohës së shtatzënisë, i rëndoi gjendjen shëndetësore.

Marrë nga: Abcnews

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet redi hoxhllari redi hoxhllari

Sondazh

Poll