Aktualitet

Manastirliu ‘vë në rresht’ mjekët e spitalit Covid 3: Të hënën vijnë rreth 15 mijë vaksina Pfizer

27 Shkurt 2021, 13:58 Nga DOSJA
Manastirliu ‘vë në rresht’ mjekët e spitalit Covid 3:

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizitoi sot spitalin Covid 3 ku u prit nga të gjithë mjekët e këtij institucioni shëndetësor. Në videon e publikuar nga vetë Manastirliu, shihet se siç duket, mjekët kanë harruar pacientët e infektuar për një moment dhe kanë dalë të presin ministren.

Në fjalën e saj, ministrja Manastirliu tha se të hënën vjen një tjetër ngarkesë me vaksina të Pfizer, rreth 15 mijë të tilla. Ndërsa brenda 10 ditëshit të parë të Marsit, sipas Manastirliut, pritet të vijnë edhe 14,400 vaksina të AstraZeneca, nëpërmjet COVAX.

 “Ekipi i COVID3, dua t’ju falenderoj që po përballeni prej një viti me një situatë jo të lehtë, nuk është e lehtë që të përballosh këtë intensitet. Por është e rëndësishme që për asnjë moment nuk ka munguar shërbimi për qytetarët. Jemi në një situatë delikate dhe gjithë angazhimi i personelit shëndetësor është i drejtuar në dhënien e shërbimeve këtyre pacientëve. Janë më shumë se 600 pacientë që janë duke u trajtuar në spitalet tona, qoftë në spitalin Infektiv, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në COVID 3, COVID 4 dhe spitalet rajonale që tashmë janë të hapura. Por ēshtë momenti për një thirrje për njerëzit: Sa më shumë të kujdesshëm, aq më pak raste në spitale, aq më pak fatalitete.

Fakti është që pjesa më e madhe e stafeve të spitaleve tona COVID tashmë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë, e bën mbrojtjen maksimale. Sot fillojmë edhe vaksinimin në qendrën e përqëndruar në Korçë, ku do të vaksinohen mjekët e spitaleve dhe infermierët, kudo në qarkun e Korçës dhe duam që të përmbyllim në një kohë shumë të shpejtë vaksinimin e stafeve tona mjekësore, siç e kemi thënë, brenda dy javëve të para të muajit mars, duke ecur gjithashtu edhe me grupet prioritare të popullatës, siç janë të moshuarit +80 vjeç dhe më pas të vijojmë vaksinimin e grupeve të tjera. Pritet që të vijë ngarkesa e radhës së Pfizer ditën e hënë, rreth 15 mijë vaksina vijnë për të intensifikuar vaksinimin. Pritet gjithashtu që brenda 10 ditëshit të parë të Marsit të vijnë edhe 14,400 vaksina të AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit COVAX, dhe do të kemi besoj lajme të mira për sasi të tjera vaksinash,”- tha Manastirliu.

Sot nisi vaksinimi i bluzave të bardha edhe në qarkun e Korçës. në ditën e parë të procesit do të vaksinohen 150 mjekë dhe infermierë të spitalit të Korçës dhe të qendrave shëndetësore. Gjithsej në këtë qark, pritet të vaksinohen rreth 1000 bluza të bardha. Procesi i vaksinimit po kryhet në ndërtesën e Ish-Shtëpisë së Oficerëve. E para që është vaksinuar ka qenë infermierja Zyljana Muhaxhiri.

Vaksinimi i bluzave të bardha ka përfunduar në qarkun e Shkodrës, ndërsa vijon ende në Tiranë, Vlorë e Fier. Gjithashtu janë vaksinuar disa personalitete të moshës mbi 80 vjeç, e disa të tjerë të moshuar, që jetojnë në azile. Në total në Shqipëri janë vaksinuar 11,136 persona kanë marrën dozën e parë të vaksinës antivCOVID nga Pfizer.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet manastirliu rreshton mjeket e spitalit covid 3 ogerta manastirliu manastirliu rreshton mjeket e spitalit covid 3 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2021, 10:21

TIRANË– Silva Bino ka folur nga qyteti i Korçës në lidhje me procesin e vaksinimit të bluzave të bardha, që sot ka nisur edhe në këtë qark. Në një p...