Bota

Dorëzohen në rajon qenushët e Lady Gaga, dy ditë pasi u rrëmbyen dhe shoqëruesi i tyre u qëllua me një plumb

27 Shkurt 2021, 16:36 Nga DOSJA
Dorëzohen në rajon qenushët e Lady Gaga, dy ditë pasi u

SHBA- Dy bulldogë francezë që i përkisnin Lady Gaga-s të cilët u vodhën me armë në fillim të kësaj jave janë gjetur të padëmtuar, ka thënë policia në Los Angeles.

Një grua solli qentë në stacionin policor të komunitetit Olimpik të LAPD të Premten në mbrëmje, tha Jonathan Tippett, oficeri komandues i divizionit të vjedhjeve-vrasjeve. Gruaja që lëshoi ​​kafshët duket se ishte e papërfshirë dhe e pa shoqëruar me sulmin e së Mërkurës mbrëma, tha Tippett. Nuk ishte menjëherë e qartë se si ajo i kishte gjetur qentë.

Sipas Guardian, detektivët dhe përfaqësuesit e Lady Gaga-s, e cila aktualisht po filmon një film në Romë, kishin qenë në stacion dhe konfirmuan se ishin qentë e këngëtares, tha ai.

Shoqëruesi i qenve, Ryan Fischer, u qëllua teksa shëtiste tre prej qenve të këngëtares në Hollywood. Video tregoi një makinë të bardhë duke u afruar dhe dy burra duke dalë nga ajo. Ata u përballën me Fischer dhe më e qëlluan duke rrëmbyer dy nga qentë.

Lady Gaga kishte përsëritur të Premten ofertën e saj për një shpërblim prej 500,000 dollarë amerikanë për kthimin e qenve të saj, të quajtur Koji dhe Gustav.

Ryan Fischer aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lady gaga lady gaga

Sondazh

Poll