Bota

Protestat për rastin “Mostra” në Maqedoninë e Veriut/ Plagosen 11 policë, arrestohen 8 protestues

27 Shkurt 2021, 16:01 Nga DOSJA
Protestat për rastin “Mostra” në Maqedoninë e Veriut/

SHKUP-Protesta e zhvilluar ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut, për rastin “Mostra”,  kanë kaluar të dhunshme, duke lënë dhe të plagosur.  Sipas Fokus, Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka thënë se si pasojë e përplasjeve, 11 persona polica janë plagosur. Mësohet se ata kanë lëndime të lehta në trup.

Po ashtu janë arrestuar tetë protestues, të cilët do të akuzohen për pjesëmarrje në një turmë që do të kryente një krim.

“Deri tani janë arrestuar tetë protestues, ndërsa Prokurori Publik do t’u parashtrojë kallëzim penale për “pjesmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”, e dënueshme sipas nenit 385 të Kodit Penal. SPB Shkup ndërmerr masa dhe aktivitete për identifikimin e personave të tjerë që morën pjesën në prishjen e rendit dhe qetësisë publike,”-thuhet në njoftim. 

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ditën e djeshme kanë zhvilluar protestat për shkak të dënimeve në rastin “Monstra”, ku u dënuan me burgim të vëllezërit Ismailoviq, i riu Fejzi Aziri me 15 vite dhe Haki Aziri me 9 vite burg.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni protesta ne maqedoni protesta ne maqedoni

Sondazh

Poll