Bota

“Ai është një udhëheqës politik serioz dhe i thekur e me përvojë”/ Vuçiç komenton letrën e Joe Biden: Nës

27 Shkurt 2021, 16:20 Nga DOSJA
“Ai është një udhëheqës politik serioz dhe i

KOSOVË-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur për letrën që Joe Biden ka shkruar për njohjen e Kosovës nga Serbia. Sipas TVPrava, Vuçiç ka thënë se letra e Biden nuk duhet nënvlerësuar, pasi ai është një njeri shumë inteligjent, por në rast se do të japë një mesazh politik ai duhet ta telefononte.

“Ai është një udhëheqës politik serioz dhe i thekur e me përvojë. Ka gjëra që janë fakte, por nëse doni të dërgoni një mesazh politik, ju merrni telefonin dhe telefononi”, tha Vuçiç.

Po ashtu, ai ka thënë se e ka mbrojtur Kosovën më mirë se të të gjithë politikanët para tij, ku ka shtuar se do vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë sa të mundet.

Gjatë qeverisjes së tyre, 90 vende njohën pavarësinë e Kosovës, ata vetëm heshtën për këtë. Unë nuk do të hesht dhe do të mbroj Kosovën siç di dhe mundem,“-ka thënë Vuçiç.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një letër urimi të dërguar disa ditë më parë, i ka kërkuar Vuçiçit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën. Pas letrës ka ardhur dhe reagimi i Vuçiç, i cili ka thënë se njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës nuk është e shkruar në asnjë akt ndërkombëtar.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic joe biden aleksander vucic joe biden

Sondazh

Poll