Bota

Shkuan në varrim duke mos respektuar masat anti-Covid, 22 banorë të një lagjeje në Turqi infektohen

27 Shkurt 2021, 15:47 Nga DOSJA
Shkuan në varrim duke mos respektuar masat anti-Covid, 22 banorë

TURQI-Disa banorë të lagjes Taşonu në qytezën Arakli më Turqi janë infektuar me Covid-19, pasi kanë shkuar në një rast varrimi.

Sipas mediave turke 22 persona janë infektuar në funeralin e Adem Çebi 43 vjeç, i cili vdiq në një aksident me makinë.

Gjatë vizitave në shtëpi, duke mos respektuar masat anti-Covdi, një person është bërë burimi infektimi për 22 të tjerët.  Si pasojë hyrjet dhe daljet në lagjen, e cila futet në karantinë për herë të tetë është e mbyllur.

Që prej fillimit të pandemisë në Turqi janë shënuar 2,683,971 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 28,432 pacientë.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid 19 ne turqi covid 19 ne turqi

Sondazh

Poll