Bota

Shefi i Biontech Ugur Sahin: Personat e vaksinuar nuk janë më infektues, kjo çon në kontrollimin e pandemisë

27 Shkurt 2021, 15:37 Nga DOSJA
Shefi i Biontech Ugur Sahin: Personat e vaksinuar nuk janë më

GJERMANI– Shefi dhe themeluesi i Biontech, Ugur Sahin tha se sa më shumë njerëz të vaksinohen aq më shumë kontrollohet pandemia.

Në një intervistë për gazetën gjermane BILD, ai tha se numri i personave pozitiv do të ulet me 92%.

“Me këtë njohuri ne tani gjithashtu dimë që mund të përmbajmë pandeminë në mënyrë efektive nëse vaksinohen mjaft njerëz,”– tha Sahin.

Kjo i referohet rezultateve të një studimi të madh nga Izraeli ku janë 560,000 njerëz të vaksinuar që është botuar tani.

Nëse shfaqen variante kritike, një strategji e thjeshtë mund të jetë administrimi i një doze të tretë të vaksinës aktuale. Një vaksinim i tillë përforcues mund të prodhojë një mbrojtje  të fortë imune, saqë as variantet nuk infektojnë më.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota biontech/pfizer ugur sahin biontech/pfizer ugur sahin

Sondazh

Poll