Bota

Ka shënuar numër të lartë infektimesh/ Qeveria në Filipine zgjatë izolimin në kryeqytet për një muaj

27 Shkurt 2021, 15:29 Nga DOSJA
Ka shënuar numër të lartë infektimesh/ Qeveria në

FILIPINE-Presidenti i Filipineve ka zgjatur bllokimin në Manila. Sipas TheGuardian, presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka zgjatur kufizimet e koronavirusit në kryeqytet, Manilë pas rritjes rekord të rasteve të infektimeve në ditët e fundit.

Duterte ka thënë se do të mbajë kufizim në Manila derisa të fillojnë vaksinimet masive. Qyteti jugor i Davao dhe qyteti verior Baguio janë gjithashtu nën kufizime të pjesshme, me masa për bizneset dhe transportin publik.

Vendi po pret mbërritjen e vaksinave të bëra nga Sinovac Biotech e Kinës dhe AstraZeneca e Britanisë, të cilat do të arrijnë në Filipine ditën e nesërme ose të hënën.

Kombi i Azisë Jug-Lindore është vendi i fundit në rajon që merr dërgesën e tij fillestare të vaksinave dhe ka regjistruar numrin e dytë më të lartë të infeksioneve dhe vdekjeve.

Që prej fillimit të pandemisë në Filipine janë shënuar 574,247 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 12,289 pacientë.

Lajmi kryesor:Bilanci i COVID-19 në botë/ Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 114 milion raste të reja dhe gati 2.5 milion të vdekur

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ne filipine filipine covid-19 ne filipine filipine

Sondazh

Poll