Bota

Rezultati i ulët i LDK-së/ Një ndër themeluesit e saj tregon arsyen e humbjes: Në tregun elektoral hynë 20 gjenerata të r

27 Shkurt 2021, 16:34 Nga DOSJA
Rezultati i ulët i LDK-së/ Një ndër themeluesit e saj tregon

KOSOVË-Profesori universitar, Ibrahim Berisha, i cili është edhe një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka komentuar zhvillimet e fundit brenda LDK-së.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka treguar arsyen e humbjes së  LDK-së, në zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas tij, liderët e LDK-së kanë punuar për t’i mbajtur anëtarët e saj të vjetër, por në treguan elektoral kanë hyrë 20 gjenerata të reja.

“Një nga arsyet kryesore të humbjes së LDK-së është se liderët e saj punuan t’i mbajnë kotur anëtarësinë atje ku ishin para 20 vjete. Ndërsa, nga atëherë në tregun elektoral kanë hyrë 20 gjenerata të reja që nuk duan të koten nën hijen e liderëve pa të ardhme”, ka shkruar Berisha

Postimi i plotë:

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do të numërohen. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ibrahim berisha zgjedhjet ne kosove ibrahim berisha zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll