Bota

Nuk i’u lejua të hynte në supermarket, një grua në Afrikën e Jugut përdor të brendshmet si maskë

27 Shkurt 2021, 15:47 Nga DOSJA
Nuk i’u lejua të hynte në supermarket, një grua në

AFRIKA E JUGUT– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një supermarket në Afrikën e Jugut ku një grua e cila nuk kishte maskë, hoqi të brendshmet e saj në mes të dyqanit.

Sipas DailyMail, gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, e bëri veprimin pasi roja i sigurisë në dyqan ju afrua duke i kërkuar që të vendoste maskën, sipas rregullave anti-Covid.

Ajo pretendoi se nuk kishte një të tillë, por pasi i’u tha se duhet të dilte nga supermarketi, gruaja zgjati dorën nën fustanin e saj dhe hoqi të brendshmet.

Në Dhjetor të 2020, Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa theksoi se mos mbajtja e maskës së fytyrës në publik ishte një vepër penale. Ai tha se një person që nuk mban maskë mund të arrestohet dhe të ndiqet penalisht.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota afrika e jugut afrika e jugut

Sondazh

Poll