Bota

U rendit e katërta në rezultatet e votimeve/ Jep dorëheqjen nga dega e AAK-së në Lipjan, kryetari Imeri

27 Shkurt 2021, 14:51 Nga DOSJA
U rendit e katërta në rezultatet e votimeve/ Jep dorëheqjen nga

KOSOVË-Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Lipjan, Vehbi Imeri, ka dhënë dorëheqje. Me anë të një postimi në Facebook, ai ka treguar se dorëheqja ka ardhur pas rezultatit të dobët AAK-ja ka marrë në këto zgjedhje në komunën e Lipjanit.

“Pas një analize gjithëpërfshirëse të ecurisë së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt, konsideroj se Dega e AAK-së në Lipjan nuk arriti të realizoi objektivat e parashikuara”, ka shkruar Imeri në dorëheqjen e tij.

Gjithashtu, ai ka shtuar se si pasojë e kësaj ka dhënë dorëheqje dhe nga të gjitha funksionet në AAK.

“Në frymën politike të krijuar dhe me aktualitetin e ri politik e shoh të pamundur vazhdimin e të qenit pjesë e rrugëtimit politik në AAK dhe drejtimin e kësaj defe, andaj nisur nga këto fakte paraqes dorëheqjen time nga të gjitha pozitat në të gjitha nivelet që i kam në AAK”, ka shkruar Imeri.

Postimi i plotë:

Në rezultatin e këtyre zgjedhjeve partia e Ramush Haradinajt është renditur e katërta me 7.4% të votave.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora vehbi imeri zgjedhjet ne kosove vehbi imeri zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 27 Shkurt 2021, 14:19

BOTË-Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në ’luftë’ me kohën për sigurimin...