Bota

Deputeti Lekaj mohon pretendimet: AKK-ja nuk ka në plan koalicion me LVV-në, janë trillime

27 Shkurt 2021, 15:17 Nga DOSJA
Deputeti Lekaj mohon pretendimet: AKK-ja nuk ka në plan koalicion me

KOSOVË-Gjatë ditëve të fundit është folur për një marrëveshje të mundshme midis Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt, nga e cila ky i fundit do të merrte pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Ndërkohë, sipas Gazeta Express, deputeti i AKK-së Pal Lekaj ka thënë se nuk do të ketë një marrëveshje të tillë, duke shtuar se pa u certifikuar rezultati nuk mund të ketë ndonjë koalicion.

Po ashtu, ai ka treguar se ditën e djeshme kanë mbajtur mbledhjen e Kryesisë ku edhe e kanë analizuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Sipas tij në diskutimin mbi 3 orë që kanë mbajtur nuk kanë folur për një marrëveshje me Vetëvendosjen.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dje ka mbajtur mbledhjen e kryesise ku edhe e kemi analizuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Diskutimet në kryesi kanë zgjatur mbi tri orë edhe një çështje të tillë nuk e kemi trajtuar. Besoj që vetëm pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor mund të flasim rreth kësaj çështje. Unë mendoj që këto diskutime janë duke u trajtuar nëpër koluare të ndryshme joserioze të cilat prodhojnë dezinformata të tilla,”-ka thënë Lakaj. 

Ai ka shtuar se lajmi për një koalicion mes AAK-së dhe LVV-së është vetëm një trillim. AAK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit ka dalë e 4-ta me 7.4 për qind. Në këto zgjedhje Haradinaj ka garuar me synimin për t’u bërë president.

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do të numërohen. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera.

(ka./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora pal lekaj zgjedhjet ne kosove pal lekaj zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 27 Shkurt 2021, 14:19

BOTË-Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në ’luftë’ me kohën për sigurimin...