Bota

Rrëmbimi në Nigeri/ Policia fillon kërkimin për shpëtimin e mbi 300 vajzave, 42 persona janë liruar

27 Shkurt 2021, 15:02 Nga DOSJA
Rrëmbimi në Nigeri/ Policia fillon kërkimin për

NIGERI-Policia në Nigeri ka filluar një operacion kërkimi dhe shpëtimi për 317 vajza të rrëmbyera nga një shkollë në shtetin e Zamfara.

Sipas BBC, operacioni ka nisur, pasi 42 njerëz të rrëmbyer nga një shkollë me konvikt javën e kaluar në shtetin Niger u lanë të lirë. Rrëmbimet kryhen për shpërblim dhe janë të zakonshme në veri.

Presidenti Muhammadu Buhari e ka cilësuar rrëmbimin e fundit si çnjerëzor dhe krejtësisht të papranueshëm. Gjithashtu Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët dënoi rrëmbimin e vajzave dhe bëri thirrje për lirimin e tyre.

Një total prej 42 personash, përfshirë 27 studentë, të rrëmbyer nga një shkollë me konvikt në Kagara në shtetin veri-qendror të Nigerit 10 ditë më parë, janë liruar. Një bandë e armatosur kishte sulmuar shkollën kur nxënësit ishin në gjumë. Si pasojë ka humbur jetën dhe një djalë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota nigeri rrembehen femijet ne nigeri nigeri rrembehen femijet ne nigeri

Sondazh

Poll

Bota 27 Shkurt 2021, 14:19

BOTË-Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në ’luftë’ me kohën për sigurimin...