Bota

Kryeministri i Izraelit i dërgon letër Kurtit: Të pres për të inauguruar Ambasadën në Jerusalem

27 Shkurt 2021, 14:41 Nga DOSJA
Kryeministri i Izraelit i dërgon letër Kurtit: Të pres për

KOSOVË-Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në një letër që i ka dërguar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku e ka uruar për fitoren, i ka përmendur edhe  marrëveshjen e fundit në mes të Kosovës dhe Izraelit dhe gjithashtu vendimin e Prishtinës  për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem.

Sipas Gazeta Express, në letrën e tij Netanyahu  shkruan se do të ishte i lumtur që ta mirëpriste Albin Kurtin në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe iu pres në Izrael për  inaugurimin e saj”, ka shkruar Netanyahu.

Ndërkohë, në lidhje me këtë nga Lëvizja Vetëvendosje, ka pasur reagime të ndryshme. Glauk Konjufca ka thënë se nëse do të jetë kusht dhe kërkesë e Bashkimit Evropian, atëherë do të shqyrtohet si vendim.

Ndërsa, Haki Abazi ka deklaruar se në lidhje me këtë vendim ka shumë rëndësi qëndrimi i Bashkimit Evropian. Sipas tij Kurti duhet të ulet me Brukselin dhe Izraelin për ta zgjidhur këtë çështje.

“Është komplekse të diskutohet edhe në nivelin diplomatik se, qëndrimi i BE-së lidhur me atë se ku duhet të jetë pozicioni ambasadës, është shumë i rëndësishëm, sepse për Kosovën ka rëndësi qëndrimi i Bashkimit Evropian. Mendoj që qeveria Kurti do të ulet me sinqeritetin më të madh të bisedoj edhe me shtetin e Izraelit edhe me BE-në për të tentuar që të zgjidhet kjo nyje që është krijuar pa nevojë nga qeveria e kaluar,”- ka deklaruar Haki Abazi.

Ndërsa, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë dhe Siguri të Jashtme Peter Strano e ka cilësuar si një vendim për keqardhje nga ana e Kosovës, duke qenë se Brukseli vazhdon ta njoh Tel Avivin si kryeqytet.

“Në përgjithësi, është gjithnjë e mirëseardhur kur parterët tanë të jashtëm normalizojnë raportet mes tyre. Sidoqoftë, kur është fjala e hapjes së ambasadës në Jerusalem, ky është një vendim për keqardhje i Kosovës sepse e largon Kosovën nga qëndrimet e BE-së për statusin e Jerusalemit” kishte deklaruar Peter Stano.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

(ka./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora izrael kosove kosove-izrael izrael kosove kosove-izrael

Sondazh

Poll

Bota 27 Shkurt 2021, 14:19

BOTË-Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në ’luftë’ me kohën për sigurimin...