Politike

Pas Shkodrës e Lezhës, Patozi prezanton drejtuesin politik të ‘Bindjes Demokratike’ në Elbasan (EMRI)

27 Shkurt 2021, 15:23 Nga DOSJA
Pas Shkodrës e Lezhës, Patozi prezanton drejtuesin politik të

ELBASAN– Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi, ditën e sotme ka prezantuar drejtuesin politik në Elbasan. Lajmin e ka dhënë vetë Patozi ku njofton se Erjon Murataj do të jetë koordinator i Bindjes Demokratike për qarkun e Elbasanit

Ai thotë se  Erjon Murataj, është me profesion jurist, me një eksperiencë të pasur në administratën publike dhe në biznesin privat.

“Erjon Murataj do të jetë koordinator i Bindjes Demokratike për qarkun e Elbasanit. Zoti Murataj është një politikan i ri me një eksperiencë të pasur në administratën publike dhe në biznesin privat. Lidhja e tij me qytetin bëhet më e fortë edhe nga trashëgimia, pasi është nip i dy gjyshërve të njohur, regjisorit të teatrit “Skampa”, Llambi Burgjia dhe gjeneral Myqerem Muratajt. Jurist në profesion ai synon të kontribuojë për Elbasanin, duke i siguruar atij një përfaqësim dinjitoz në parlamentin e ardhshëm, që të reflektojë në radhë të parë problematikën e rinisë së këtij qarku”, shkruan Patozi.

Më herët, ai ka bërë me dije se ekonomisti Tonin Uldedaj i cili do të koordinojë fushatën në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike astrit patozi erjon murataj astrit patozi erjon murataj

Sondazh

Poll