Politike

Protesta kundër vendimit për rastin “Monstra” në Shkup, PDIU i bën thirrje Maqedonisë: Lironi të arrestuarit, lërini

27 Shkurt 2021, 09:52 Nga DOSJA
Protesta kundër vendimit për rastin “Monstra” në

TIRANË– Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që të lirojë të gjithë qytetarët e arrestuar pas protestës kundër vendimit të dhënë për rastin “Monstra” në Shkup. Në një deklaratë zyrtare, PDIU-ja shkruan se e drejta për tubim dhe protestë paqësore janë elementë thelbësorë në një demokraci.

Për PDIU-në, ndalimi, arrestimi dhe keqtrajtimi i protestuesve nuk është asfare shenjë e forcimit të bashkëjetesës dhe kohezionit ndëretnik në Maqedoninë e Veriut.

Deklarata e plotë:

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka ndjekur zhvillimet pas protestës kundër vendimit për rastin “Monstra” në Shkup. Pavarësisht se organizatorët ishin shprehur qartë për të protestuar paqësisht dhe kishin marrë lejet e nevojshme nga autoritetet, policia e Maqedonisë së Veriut i pengoi ata në shprehjen e mendimit të lirë dhe ushtrimin e së drejtës për të protestuar. Intimidimi i qytetarëve shqiptarë për të shuar zërin e protestës, u vu re qartë në praninë e madhe dhe të pajustifikuar policore dhe provokimet e tyre, ç’ka shkaktoi edhe percipitimin e situatës dhe dëmtimin dhe arrestimin e disa qytetarëve.

E drejta për tubim dhe protestë paqësore janë elementë thelbësorë në një demokraci. Për PDIU-në, ndalimi, arrestimi dhe keqtrajtimi i protestuesve nuk është asfare shenjë e forcimit të bashkëjetesës dhe kohezionit ndëretnik në Maqedoninë e Veriut. Ne mendojmë se për të afruar komunitetet, ndaluar diskriminimin mbi baza etnike dhe stimuluar pjesëmarrjen në proceset demokratike, duhet më së pari vullnet politik. Ndaj, i bëjmë thirrje autoriteteve maqedonase të lirojnë të arrestuarit dhe të lejojnë qytetarët të shprehin mendimet e tyre lirisht. I bashkohemi thirrjes së partive opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut për përfshirjen e faktorit ndërkombëtar për të ndihmuar në zbardhjen e rastit “Monstra”.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë nisur protestat për shkak të dënimeve në rastin “Monstra”, ku u dënuan me burgim të vëllezërit Ismailoviq, i riu Fejzi Aziri me 15 vite dhe Haki Aziri me 9 vite burg.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ceshtja monstra pdiu pr rastin monstra protesta ne maqedoni ceshtja monstra pdiu pr rastin monstra protesta ne maqedoni

Sondazh

Poll