Politike

70-vjetori i vrasjes pa gjyq i 22 intelektualëve nga diktatura, Basha: Sakrifica e tyre do të na shërbejë gjithmonë si për

27 Shkurt 2021, 12:05 Nga DOSJA
70-vjetori i vrasjes pa gjyq i 22 intelektualëve nga diktatura, Basha:

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka kujtuar sot, ekzekutimin pa gjyq të 22 intelektualëve. Në një status në profiling e tij në Facebook, Basha shkruan se arsyeja e e këtij krimi ishte frika e regjimit nga forca, formimi dhe reputacioni i shkollimit të tyre në akademitë dhe shkollat më të mira perëndimore.

Basha shton se ne sot, kujtojmë me dhimbje dhe respekt Ali Qoralliun, Anton Delhysën, Gjon Temalin, Fadil Dizdarin, Gafurr Jegenin, Haki Kodrën, Hekuran Trokën, Jonuz Kaçelin, Luka Rashkoviçin, Manush Peshkëpinë, Mehmet Ali Shkupin, Myftar Jegenin, Niko Lezon, Pandeli Novën, Petro Konomin, Pjerin Guraziun, Qemal Kasoruhon, Reiz Selfon, Sabiha Kasimatin, Tefik Shehun, Thoma Katundin dhe Zyhdi Herrin.

Statusi i plotë

Si sot, 70 vite më parë regjimi gjakatar i diktaturës komuniste të Enver Hoxhës ekzekutoi pa gjyq dhe me akuza të falsifikuara 22 intelektualë. Arsyeja e vërtetë e këtij krimi ishte frika e regjimit nga forca, formimi dhe reputacioni i shkollimit të tyre në akademitë dhe shkollat më të mira perëndimore.

Sot ne i kujtojmë me dhimbje dhe respekt Ali Qoralliun, Anton Delhysën, Gjon Temalin, Fadil Dizdarin, Gafurr Jegenin, Haki Kodrën, Hekuran Trokën, Jonuz Kaçelin, Luka Rashkoviçin, Manush Peshkëpinë, Mehmet Ali Shkupin, Myftar Jegenin, Niko Lezon, Pandeli Novën, Petro Konomin, Pjerin Guraziun, Qemal Kasoruhon, Reiz Selfon, Sabiha Kasimatin, Tefik Shehun, Thoma Katundin dhe Zyhdi Herrin.

Sakrifica e tyre do të na shërbejë gjithmonë si përkujtesë se rrugën europiane të Shqipërisë na takon ta mbrojmë me çdo kusht. Ata që e ndërprenë këtë rrugë përpara 70 vitesh dhe të tjerë që duan ta pengojnë sot, do të humbin dhe Shqipëria europiane do të fitojë!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 70 vjetori i vrasjes se 22 intelektualeve lulzim basha 70 vjetori i vrasjes se 22 intelektualeve lulzim basha

Sondazh

Poll