Politike

AXHENDA/ Rama mbërrin në Bruksel më 1 Mars, kokë më kokë me Borrell, Ursula Von Der Leyen dhe Verhelyi, diskutim për çel

27 Shkurt 2021, 12:40 Nga DOSJA
AXHENDA/ Rama mbërrin në Bruksel më 1 Mars, kokë më

TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të takojë më 1 mars eurokomisionerin përgjegjës për planin e Investimeve të BE-së në Ballkanin Perendimor, në Bruksel. Ashtu siç e lajmëroi edhe vetë në konferencën e mbajtur ditën e martë me gazetarët, të hënën, kreu i Qeverisë mbërrin në Bruksel aty ku do të jetë në fokus, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Dosja.al ka mësuar se vetë Rama do të shoqërohet nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Fillimisht në datën 1 mars kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë në takim e Këshillit të Stabilizim Asociimit.

Takimi do të drejtohet nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ku Shqipëria do të kalojë në sitën e vendeve europiane për të parë sesa e ka respektuar dhe zbatuar marrëveshja e stabilizim asociimit. Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe përmbushja e kushteve politike dhe ekonomike të Tiranës zyrtare të vendosura nga Brukseli, në mënyrë që vendi ynë të marrë dritën jeshile.

Nga axhenda e zbardhur nga Dosja.al mësohet se në orën 14: 00 do të ketë edhe një konferencë për shtyp për konkluzionet e kësaj tryeze. Rama do të zhvillojë një takim edhe me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, euro-komisionerin për zgjerim Oliver Varherly si dhe presidentin e radhës të BE-së që mbahet nga Portugalia, Antonia Costa. Dosja.al ka mësuar se pjesë e diskutimeve për takimin do të jetë edhe çështja e pandemisë.

Përsa u përket negociatave, vetë Rama ka deklaruar shumë herë se është një problem i brendshëm i Bashkimit Europian. Sipas kryeministrit, pa u mbaruar zgjedhjet në Holandë, nuk mund të marrim një dritë jeshile. E ndërsa për pandeminë, Rama nuk është kursyer për Bashkimin Europian, kur ka thënë se po lë vendet e vogla pa vaksina dhe po bën një ndarje të padrejtë të tyre. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike antonia costa edi rama josep borrell oliver varherly olta xhacka rama ne bruksel ursula von der leyen antonia costa edi rama josep borrell oliver varherly olta xhacka rama ne bruksel ursula von der leyen

Sondazh

Poll