Politike

A do mblidhni Këshillin e Sigurisë Kombëtare? Meta: Unë bëj detyrën, nëse Kuvendi nuk reflekton…ju e dini kush ia vuri

27 Shkurt 2021, 11:47 Nga DOSJA
A do mblidhni Këshillin e Sigurisë Kombëtare? Meta: Unë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka nënkuptuar se mund të mbledhë sërish Këshillin e Sigurisë Kombëtare, nëse Kuvendi nuk reflekton dhe nuk tërhiqet për koncensionin e aeroportit “Nënë Tereza”.


Meta tha se shpreson që të ketë reflektime, sepse ndryshe, ai do të bëjë detyrën.

“Unë shpresoj që të ketë reflektime. Por jemi në prag bërje listash, ku u premtohet të gjithë që do të jenë në lista, duke ngritur kartonat dhe duke ulur kokat. Unë bëj detyrën nëse Kuvendi nuk reflekton. Ju e dini që unë e mblodha dhe u bë çmos, dhe ju e dini se kush ia vuri tritolin Teatrit Kombëtar, pikërisht në ato momente, kur po flisnim,”- tha Meta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll