Politike

Jorida Tabaku takon bizneset: Jemi rëndë, s’kemi çfarë të presim nga qeveria

27 Shkurt 2021, 10:47 Nga DOSJA
Jorida Tabaku takon bizneset: Jemi rëndë, s’kemi

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku zhvilloi takime me disa biznese në rrugën “Myslym Shyri”. Përpara Tabakut, biznesmenët thanë se ndihen të braktisur nga qeveria e Edi Ramës, pasi jo vetëm që nuk kanë marrë ndihmën që duhej pas goditjes nga kriza që shkaktoi pandemia, por rëndohet me taksa e me kontrolle tatimore e shtetërore të pafundme.

Ish-deputetja Tabaku tha se zgjidhja për të gjitha këto probleme të krijuara në 8 vjet qeverisje të Edi Ramës është programi i Partisë Demokratike. Ky program, sipas Tabakut, parashikon çlirimin e biznesit nga barra e taksave dhe kontrolleve të inspektoriateve dhe krijimin e lehtësive të tjera fiksale e shtetërore me qëllim zhvillimin e biznesit dhe rritjen e punësimit në këtë sektor.

Pjesë nga biseda mes tyre

Jorida Tabaku: Si shkon puna?
Qytetari: Si mbas krizës. Ca të presim? Nga qeveria të presim ne?
Jorida Tabaku:: Jo, nuk presim.
Qytetari: Do më iki gjithë dita ters…
Jorida Tabaku:: Duhet ta nisësh me pozitivitet që do të bëhet më mirë.
Qytetari: Që në mëngjes po shikoja pjesën e parkut, e ka bërë qytetin taman si fshat…

Qytetari: Shumë mirë qeveria…
Jorida Tabaku:: Më mirë prishet ë?!
Qytetari: Zoti e bëftë më mirë edhe vetëm kaq! Zoti e bëftë më mirë këtë vend!
Jorida Tabaku:: Me mbështetjen tuaj, me punën tonë.

Qytetari: Nuk është… t’i themi me çik realitet gjërat. Nuk është kushedi se… Vetëm punojmë vetë, nuk kemi punëtor, sepse nuk na del.

Jorida Tabaku: Nuk ka një fushë që kjo qeveri ka pasur sukses. Ka dështuar me të gjitha! Me të gjitha ka dështuar.
Qytetari: Hajt mo! Neve nuk është se marrim vesh shumë nga politika, por tek puna e shofim që ka ra.
Jorida Tabaku: E shef tek xhepi jot.

Jorida Tabaku: Ma the shumë bukur! Vijnë 10 tatimorë, 10 inspektore, Inspektoriat i Higjenës që mund të vij, Inspektoriat i Kontrrollit të Ushqimit…
Ne kemi hartuar një plan që biznesi të punojë i qetë. Ti ke, kushedi sa vite, që je këtu. Nuk e vjedh ti shtetin. Shteti vidhet tek dogana dhe tatimet. Pikërisht ti që je tatimpagues i rregullt dhe ti që ke qënë i ndershëm me shtetin gjithë jetës tënde të mos të vijnë të të bezdisin tek dera.

Qytetari: Inspektimi mund të jetë njëherë, ja sot…
Jorida Tabaku: Po pra, por jo 45 ditë në vit. Këtu është problemi, me klimën e biznesit, me korrupsionin, me faktor që nuk të lënë ty të punosh rehat, por të merresh me shtetin.

Jorida Tabaku: Si është situata.
Qytetari: Krejt rëndë, siç ka qënë…

Qytetari: Këtu ka rënë konsumi, domethënë njerëzit nuk konsumojnë dhe ky është problemi jonë.
Jorida Tabaku: Ashtu është!
Qytetari: Në momentin që nuk konsumohet… këtu shikohet situata.
Jorida Tabaku: A e di përse nuk konsumohet? Sepse Qeveria nuk e mbështeti ekonominë, i rriti energjinë, ka rritur taksat pothuajse 3 miliard në tetë vite dhe ky problem ka krijuar një ngërç që edhe produktet e tuaja, që nuk janë shumë të shtrenjta, shtresa e mesme e ka të pamundur t’i blejë

Qytetari: Ekonomia është përqëndruar në duart e 5 vetave dhe ne të tjerët vetëm marrim ajër. Ajrin nuk e ka ndaluar as Enver Hoxha se përndryshe…

Jorida Tabaku: Sigurisht!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku tabaku takon bizneset jorida tabaku tabaku takon bizneset

Sondazh

Poll