Politike

Lulzim Basha: Shqipëria ka mbetur në tetë vitet e fundit në vendnumëro me Edi Ramën në sektorin e energjisë

27 Shkurt 2021, 11:54 Nga DOSJA
Lulzim Basha: Shqipëria ka mbetur në tetë vitet e fundit në

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike ka ndarë edhe njëherë tjetër me ndjekësit e tij, takimin që pati me përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme programin e Partisë Demokratike për energjinë.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Basha shkruan se Shqipëria në tetë vitet e fundit Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën edhe në sektorin e energjisë.

Statusi i plotë

Diskutuam sot me përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme programin e Partisë Demokratike për energjinë. 8 vitet e fundit Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën edhe në sektorin e energjisë. Të gjithë investitorët ishin njëzëri të shqetësuar për rrënimin e klimës së investimeve, ndryshimin e rregullave të lojës, korrupsionin dhe favorizimin e monopoleve. Investimet e huaja në këtë sektor kanë ndalur me ardhjen në pushtet të Edi Ramës. Kërkesat e prodhuesve të energjisë ishin të qarta: Shqipëria ka nevojë për klimë favorizuese ndaj prodhimit të energjisë në vend, për liberalizim të tregut dhe për bursën e energjisë. I garantova se për 4 vite si kryeministër do të garantoj stabilitet dhe parashikueshmëri për investimet e tyre.

Ndava me sipërmarrësit detaje të planit tonë për energjinë. Ata e vlerësuan këtë plan si një nevojë urgjente për të ringjallur tregun e energjisë dhe për të zbutur kostot për prodhuesit dhe për konsumatorët familjarë. I sigurova përfaqësuesit e Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme se pas 25 prillit, qeveria do të jetë aleate e tyre dhe jo ortake që kërkon të gllabërojë fitimet tuaja. Më 25 prill, zgjedhja për çdo shqiptar është e qartë: ndryshimi dhe rikthimi i shpresës në çdo fushë të jetës në Shqipëri me planin tonë të punës përballë mbetjes në vendnumëro me Ramën. Unë jam i bindur se më 25 prill, Rama humb dhe Shqipëria fiton!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha pd prezanton programin per energjine lulzim basha pd prezanton programin per energjine

Sondazh

Poll