Politike

“Kur nuk i mbyll thonë pse nuk na mbyll!”/ Braçe me tone të ashpra: E kanë shenjë revolte ndaj qeverisë, nuk mbajnë a

27 Shkurt 2021, 14:54 Nga DOSJA
“Kur nuk i mbyll thonë pse nuk na mbyll!”/ Braçe me tone

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe është shprehur i revoltuar ndaj kritikëve të cilët ia hedhin faj qeverisë që në lidhje me masat për parandalimin e koronavirusit. 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Braçe thotë se kur i mbyll thonës shkelje e tmerrshme e lirisë ndërsa kur nuk vendos masa të rrepta sipas tij thonë se po na merr jetën.

Ai shton se e vetmja gjë që dinë të bëjnë është të vënë në ‘shenjë’ qeverinë sakaq shton se ata që kritikojnë nuk mbajnë as maskë e as nuk zbatojnë rregullat. 

“Kur i mbyll thone pse na mbyll! Kur nuk i mbyll thone pse nuk na mbyll! Kur i mbyll thone shkelje e tmerrshme e lirise! Kur nuk i mbyll thone po na merr jeten! Nderkohe, as mbajne maske, as lajne duart, as mbajne distance! E kane shenje revolte ndaj qeverise! Kaq dine, kaq bejne.”- shkruan ai. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace koronavirusi ne shqiperi erion brace koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll