Aktualitet

Përfshihet nga flakët godina e shërbimit të Provës në afërsi të SPAK dhe burgut ‘313’

26 Shkurt 2021, 13:50 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët godina e shërbimit të Provës

TIRANË–Godina e shërbimit të Provës në afërsi të SPAK është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Godina ndodhet në afërsi të burgut 313 dhe SPAK-ut, në zonën e ish-stacionit të Trenit. Zjarri ka nisur në ambientet e brendshme të godinës, prej nga ka dalë dhe tym.


Në vendngjarje ka mbërritur një zjarrfikëse e cila po punon për shuarjen e flakëve. Deri tani raportohet vetëm për dëme materiale në një prej zyrave të shërbimit të provës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne godinen e sherbimit te proves zjarr ne tirane zjarr ne godinen e sherbimit te proves zjarr ne tirane

Sondazh

Poll