Aktualitet

Kishte ndezur zjarr për djegien e shkurreve, 69-vjeçari asfiksohet, humb jetën (EMRI)

26 Shkurt 2021, 13:00 Nga DOSJA
Kishte ndezur zjarr për djegien e shkurreve, 69-vjeçari asfiksohet,

BERAT– Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit. Një 69-vjeçar ka gjetur vdekjen në arën e tij, ku kishte shkuar për të djegur mbeturinat. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Bllokut të Fiqve.

Mësohet se 69-vjeçari Asqeri Lybeshari ka qenë duke djegur mbeturinat në tokën e tij dhe është asfiksuar nga tymi e më pas ka rënë mbi zjarrin e ndezur, duke gjetur vdekjen. I moshuari është parë nga banorët e zonës në momentin e rrëzimit mbi mbeturinat e djegura, të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.

I moshuari është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, por ka mbërritur pa shenja jete për shkak të djegieve të shumta dhe asfiksimit nga tymi. Ai është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku autopsia ka konfirmuar se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet asqeri lybeshari asqeri lybeshari

Sondazh

Poll