Aktualitet

FOTOT-IDENTITETET/ Kush është Fatmir Sofia, vëllai problematik i ‘padronit të drogës’, të dy ishin përfshirë

26 Shkurt 2021, 13:17 Nga DOSJA
FOTOT-IDENTITETET/ Kush është Fatmir Sofia, vëllai problematik i

TIRANË– Behar Sofia, personi që u ekzekutua një ditë më parë pranë Piramidës në Tiranë ishte i përfshirë bashkë me të vëllanë në aktivitete kriminale. Gazetari Elton Qyno shkruan se Sofia, një prej katër identiteteve që ka përdorur ka qenë edhe i të vëllait, Fatmir Sofia. Behar Sofia dhe Fatmir Sofia janë dy persona nga fshati Lapardha i Beratit, dhe rezultojnë të jenë vëllezër.

Por, ai që menaxhonte një pjesë të pasurisë në Shqipëri ishte personi që u vra dje, Behar Sofia me të bijën, të birin, dhëndrrin e tij në Tiranë dhe jo vetëm. Behar Sofia, njihet si një biznesmen kontravers për shkak edhe të kaluarës së tij kriminale, në trafikun e heroinës, ku i përfshirë ka qënë dhe vëllai i tij, Fatmir Sofia. Sipas Qynos, Fatmir Sofia sot është punonjës IT-je pranë një burgu në Shqipëri.

Behar Sofia kishte një kopësht në zonën e “Ish-Bllokut”, një tjetër tek Ali Demi dhe disa biznese të tjera në zonën e Komunës së Parisit. Behar Sofia është shoqëruar në grupin e heroinës në Turqi me turkun Abdulselam Turgut, por nuk është dënuar. Emri i tij është përmendur edhe në çështjen e Dritan Dajtit, në masakrën e Durrësit, të vitit 2009, ku u vranë katër efektivë policie. Më poshtë keni edhe fotot e të dy vëllezërve, të cilët janë thuajse identikë me njëri-tjetrin:

Sot janë zbardhur detaje në lidhje me autorin e krimit të rëndë, i cili ishte një person me biçikletë. Hetuesit kanë dalë në përfundimin se autori ishte një person i veshur me kostum sportiv me ngjyrë të errët, kapele, syze dhe maskë kirurgjikale. Pasi e qëlloi dy herë me pistoletë “TT” me silenciator, ai mori biçikletën dhe u largua drejt Kodrave të Liqenit Artificial. Ai ia doli të largohej pa e parë askush, ndërsa edhe sot, megjithëse mbi 10 persona janë marrë në pyetje, ende nuk dihet pista kryesore se kush e donte të vdekur Behar Sofinë, duke këputur ‘zinxhirin’ e dy vëllezërve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat behar sofias behar sofia fatmir sofia vritet behar sofia atentat behar sofias behar sofia fatmir sofia vritet behar sofia

Sondazh

Poll