Politike

Basha apel të fortë qytetarëve: Zbatoni të gjitha masat anti-Covid, deri më 25 prill konsiderojeni shoqërinë jetime!

25 Shkurt 2021, 16:53 Nga DOSJA
Basha apel të fortë qytetarëve: Zbatoni të gjitha masat

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi që ka bërë me mjekët dhe infermierët ka premtuar se sapo të vijë në qeveri do të bëjë një paketë tjetër ndihme, nga e cila do të përfitojnë të gjithë shqiptarët pa përjashtim. Në fjalën që ka mbajtur ai u është drejtuar të gjithë shqiptarëve, duke iu kërkuar të zbatojnë me përgjegjshmëri të gjitha masat anti-Covid.

“Paketën e pestë po bën Maqedonia, po ne s’i kemi këto. Pika e tretë që do të zbatohet pas 25 prillit është paketa e ndihmës, ku do të përfitojnë të gjithë shqiptarët, pa përjashtim. Kam një thirrje për të gjithë të merrni çdo masë për të mbrojtur veten tuaj dhe të afërmit tuaj. Do ta bëj këtë thirrje edhe nesër si kryeministër i vendit. Do të braktis çdo luks të qeverisë së sotme dhe të gjitha paratë do t’i çoj në ndihmë të qytetarëve. Ruani veten, sot dyfish më shumë. Na ruan Zoti, vetja dhe qeveria. Tani keni vetëm Zotin dhe veten tuaj. Ruani veten sa të mundeni. Këtë hendek të tmerrshëm që ka krijuar papërgjegjshmëria ta kompensojmë me sa të mundemi me një vetëdijësim të lartë. deri më 25 prill ta konsiderojmë shoqërinë jetime dhe të kujdesemi sa më shumë për njëri-tjetrin. Prandaj ju lus të merrni të gjitha masat, që nga maskat mbrojtëse, distancomi, higjiena. Për të gjithë ata që s’kanë mundësi financiare, të bëjnë gjithçka për të zbatuar protokollet dhe të ruajnë të gjitha faturat, sepse qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka, që borxhin ku iu ka zhytur qeveria e Ramës, mos të jetë në qafën tuaj, por të mundësohemi t’ua lehtësojmë sa më shumë. Ju drejtohem në veçanti familjeve shqiptare”, u shpreh Basha.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll