Politike

Basha takim me mjekët: Jemi në pikën më të keqe të pandemisë. Po fshihen viktimat nga COVID! Ruani faturat e mjekimit, i

25 Shkurt 2021, 16:13 Nga DOSJA
Basha takim me mjekët: Jemi në pikën më të keqe të

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë mbi situatën e rëndë të krijuar nga pandemia e Covid19. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të situatës. 

Basha tha se keqmenaxhimi i pandemisë sa vjen e rendon mbi supet e shqiptarëve, ndërsa ka hedhur akuza se në fakt janë duke u fshehur faktet dhe shifrat reale të koronavirusit në vend. Basha tha se viktimat në vend janë shumë të larta, rreth 6 mijë më shumë se janë raportuar deri më tani nga qeveria. 

“Për fat të keq një nga paralajmërimet që erdhi mbi numrin mesatar të vdekjeve, janë më shumë se 6000 të cilët kanë humbur jetën. një kontrast shumëfish më i lartë se sa shifrat që raportohen”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vlerësoi mjekët për punën e bërë gjatë periudhës së pandemisë, ndërkohë që ka hedhur akuza edhe ndaj Ramës duke thënë se ky i fundit nuk duhet ta merrte vaksinën por në vend të tij duhet ta bënte një mjek pasi ky i fundit është në vijën e parë kundër koronavirusit.

Një tjetër premtim që bëri Basha pas 25 prillit ishte rimbursimi i faturave të kurimit të COVID, i cili u bëri thirrje shqiptarëve që t’i ruajnë dhe nëse nuk ia ka rimbursuar qeveria do e bëjë PD.

Kryetari i PD u ndal dhe tek kriza financiare që ka shkaktuar keqmenaxhimi i pandemisë.
Shqiptarët zhyten në borxhe për të marrë trajtimin anti-COVID. Vetëm këto dy muaj, Rama u dha 2 milion euro inceneratorëve.

Gjatë takimit me ekspertët e shëndëtësisë kryetari i PD Basha u bëri thirrje qytetarëve të marrin çdo masë për të mbrojtur veten dhe të afërmit pasi qeveria i ka braktisur. Ndër të tjera Basha ka premtuar se kur të vijë në pushtet do të marrë masa të tjera kundër koronavirusit, ku një prej tyre do të jetë shtimi në masë i testimeve. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll