Politike

Ambasada Britanike THIRRJE palëve politike: Afati për dorëzimin e lisatve po afron, kandidatët duhet të jenë të pastër!

25 Shkurt 2021, 15:05 Nga DOSJA
Ambasada Britanike THIRRJE palëve politike: Afati për dorëzimin e

TIRANË– Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman përmes një postimi në Tëitte i ka bërë thirrje të fortë politikës në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një shënim në Twitter, ai kërkon që kandidatët në zgjedhje të mos jenë të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion, por edhe të mos kenë lidhje me njerëz të përfshirë në to.

Statusi i plotë: 

Afati i fundit për të paraqitur listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit po afrohet shpejt. Palët duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë njerëzit të mos jenë të përfshirë në krim të organizuar ose korrupsion apo të kenë lidhje tëdrejtpërdrejt me ata që janë.

Mesazhi i tij vjen pas mesazheve të përsëritura nga ambasadorja Yuri Kim për politikën shqiptare.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike duncan norman norman thirrje paleve politike duncan norman norman thirrje paleve politike

Sondazh

Poll