Politike

Yuri Kim takohet me Lulzim Bashën, ambasadorja: U informova për programin e PD dhe të aleatëve, takim i shkëlqyer

25 Shkurt 2021, 13:52 Nga DOSJA
Yuri Kim takohet me Lulzim Bashën, ambasadorja: U informova për

TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim ka takuar ditën e sotme kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Ka qenë vetë ambasadorja e SHBA që ka njoftuar për këtë takim, duke e cilësuar të shkëlqyer. Ajo thotë se është informuar për programin zgjedhor të PD-së dhe aleatëve teksa ka pasur diskutim për kandidatët dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Sot pata një takim të shkëlqyer me Lulzim Bashën. E lumtur të dëgjoja programin zgjedhor të PD dhe partnerëve. Unë nënvizova pritjet e SHBA për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne gjithmonë do të jemi të përkushtuar në marrëdhënie të forta mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, me respekt për vendimin e votuesve më 25 Prill”, shkruan ambasadorja amerikane.

Ky takim vjen një ditë pas marrëveshjes që Basha firmosi me 13 aleatë të tjerë me të cilët do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit. Pjesë e këtij koalicioni, do të jetë Partia Demokratike, Partia Republikane e Fatmir Mediut, Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës, Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit, Partia Demokristiane e Nard Ndokës, Partia Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, Partia e Ballit Kombëtar e Artur Roshit, Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules, Partia Bashkimi Liberal Demokrat e Arian Starovës, Partia Bashkimi Demokrat e Ylber Valterit, Partia Mendimi i Djathtë Liberal i Mustafa Licit, Partia Lëvizja e Legalitetit e Shpëtim Axhamit, Partia Kristian Demokrate e Dhimitër Muslisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasadorja yuri kim lulzim basha ambasadorja yuri kim lulzim basha

Sondazh

Poll