Politike

‘Kur je i gjatë e ke të vështirë të pranosh të dorëzohesh!’ Rama ‘THUMBON’  Bashën nga Berati: PD i la rrugëve

25 Shkurt 2021, 16:36 Nga DOSJA
‘Kur je i gjatë e ke të vështirë të pranosh

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, sot ka zhvilluar takime me bizneset, në  qytetin e Beratit ku vuri theksin tek ndihma ndaj tyre me anë të tatim fitimit dhe TVSH zero. Ai po ashtu është ndalur edhe tek vaksinimi ku tha se edhe pse këto të fundit i zotërojnë vetëm 10 shtete nuk do të dorëzohemi. 

Ai ka bërë edhe një batutë duke thënë se kur je i gjatë nuk mund të rrish të presësh dhe të dorëzohesh, duke lënë të nënkuptohet se ai do të bëjë çdo gjë për të sjellë vaksinën. 

Kreu i qeverisë shprehu optimizmin se sezoni i verës do e gjejë shumicën e vendit të çliruar nga ankthi i infektimeve.

“Shpresoj të kemi së shpejti lajmet e mira për rritjen e dozave të vaksinave e të intensifikojmë vaksinimin e të bëjmë çmos që në sezonin e verës një pjesë e madhe e Shqipërisë të jetë e çliruar nga ankthi i infektimit. Me ndihmën e Zotit sezoni turistik të ketë një lehtësim për pjesën më të madhe është luftë e madhe, ti je dhe vetë tregtar, e di, por kjo tregtia e vaksinave qenka një tmerr. Po bëjmë çmos, unë kam besim se po i afrohemi. 70% e prodhimit të vaksinave i zotërojnë 10 shtete vetëm, megjithatë ne nuk dorëzohemi. Kur je i gjatë e ke të vështirë të pranosh qe mund të rrish në radhë e të dorëzohesh pavarësisht se ky është një vend i vogël, por në këtë rast gjatësia ndihmon”.– tha Rama.

Rama sakaq thumboi edhe PD-së, duke komentuar kryetarin e Bashkisë se Beratit, Ervin Demon, duke thënë me ironi se Basha i ka lënë rrugëve asetet. 

“Ervin Demon, ia morëm PD-së këtë. E di si është puna? PD-ja i la rrugëve asetet, tani në ca asete i kemi marrë, por i kemi marrë në kohë, jo nga ato që janë të pa vëmendshëm në punë. Ketë e kemi gjetur aset në zhvillim, e kemi marrë e po zhvillohet brenda PS-së”- tha ai. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll